Monti e Merkel, shqetësim për Lindjen e Mesme
15/09/2012 00:00
Kryeministri italian Mario Monti dhe kancelarja gjermane Angela Merkel
kanë përshëndetur të premten zhvillimet e fundit në eurozonë, por kanë
shprehur shqetësimin e përbashkët për dhunën e vazhdueshme në Lindjen e
Mesme, njofton DPA.
“Vlerësimi i përbashkët është se java e kaluar ka qenë shumë pozitive për Evropën “, thanë në një deklaratë të përbashkët të dy ldierët, pasi që kishin zhvilluar një bisedë telefonike.
Kostot e huamarrjes për Italinë ranë në nivelin më të ulët në gjashtë muajt e fundit, pas njoftimit të Bankës Qendrore Evropiane se ajo ishte e gatshme që të blejë bonot e qeverive në gjendje të vështirë, dhe zotimit të Rezervave Federale të SHBA-së për një paketë të re stimuluese.
Top Channel