Megjithëse samiti i radhës i vendeve anëtare të eurozonës që u zhvillua në Qipro, kishte në axhendën e vet kryesisht Spanjën dhe vetë shtetin mikpritës, cështja greke ka zënë një vend të vecantë përsëri në bisedime, por kësaj here në aspektin pozitiv.
Ashtu sic është shprehur kreu i Eurogrupit, Jean Clode Juncker në konferencën e shtypit, duhet tashmë që të përjashtohet mundësia e daljes së Greqisë nga zona e monedhës së përbashkët.
Përvec tij kanë qenë edhe deklaratat e ministrave të tjerë të Financave, si dhe të kreut të FMN Christine Legard që kanë treguar se ka një ndryshim të klimës për Greqinë nga partnerët e saj.
Më të përmbajtur, por optimistë kësaj here kanë qenë ministrja austriake e Financave, homologu i saj holandez dhe ai gjerman, i cili ka bere thirrje per durim deri ne publikimin e raportit te eksperteve te troikes ne lidhje me perparimet e qeverise greke, persa i perket reformave që i kërkohen nga kreditorët e saj.
“Askush nuk ka thënë se nuk duhet ndihmuar Greqia, por kur raporti i troikës të jetë gati, sepse sot do të kemi përpara vetëm një maket të tij, pra, kur raporti të jetë gati, do të diskutojmë së bashku për konsekuencat reale dhe do të marrim vendimet tona”, tha Volfgang Schäuble, Ministri gjerman i Financave.
Zyrtarë të lartë europianë i kanë bërë thirrje Greqisë të vazhdojë negociatat me troikën, sepse Athina qe ka bere nje perparim te dukshem, ka nevoje më shume se kurre per stabilitet te financave, ndersa nëse gjithcka shkon mire parate e ndihmes do te levrohen ne muajin tetor.
Madje ne Athine jane shtuar buzeqeshjet sepse askush prej pjesmarrësve, përfshi edhe kreun e FMN Christine Legarde, nuk ka perjashtuar ne deklaratat publike zgjatjen e afatit të shlyerjes së borxheve për Greqinë, cka do i japë asaj dhe qytetarëve një frymëmarrje në zbatimin e reformave dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.
Problemet më të mëdha tashmë për qeverinë Samaras janë sindikatat dhe protestat e ndryshme në shkallë vendi, sidomos për ndryshimet e kërkuara nga troika në marrëdhëniet e punësimit dhe rritjen e moshës së pensionit nga 65 në 67 vjec, ndërkohë që cdo ditë rreth 1000 vetë humbasin vendin e punës.
Top Channel