E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit
Gjykata e Tiranës ka rivlerësuar masën e sigurisë ndaj Nazime Vishës,
duke vendosur masën e sigurisë burg pa afat për 18-vjeçaren që një muaj
më parë vrau personin që e kishte përdhunuar që në moshë të mitur.
Më 16 gusht gjykata kishte kërkuar 30 ditë burg për Nazime Vishën, kohë që do të përdorej nga prokuroria për të nxjerrë prova dhe fakte të reja lidhur me akuzën me të cilën është ngarkuar 18-vjeçarja, vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Kështu, me mbarimin e dënimit 30 ditor me burg, gjykata ka vendosur sërish masën arrest me burg për të.
Nazime Visha akuzohet për vrasjen e 45-vjeçarit Fiqiri Muça në muajin gusht, në Kërrabë të Tiranës. Ai ishte kunatin i motrës së 18-vjeçares dhe mik i familjes. Por sipas dëshmive të vajzës, prej vitesh ushtronte dhunë psikologjike mbi të, duke e kërcënuar që të kishin lidhje intime, ndërkohë që sipas saj ishte bërë edhe shkak për ndarjen e 18-vjeçares nga i fejuari.
Top Channel