Manchester United rikthehet te fitorja në Premier League dhe i imponohet Aston Villas
Bajern Mynih mund 3-1 edhe Mainzin duke treguar se është në formë shumë të mirë para ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Valencian.
Bavarezët nuk e kanë ndjerë mungesën e dy yjeve Ribery dhe Robben, pasi Shaqiri, Müller dhe Kross bënë më së miri detyrën.
Vetëm pas 2 minutave lojë, Mandzukic zhbllokoi rezultatin ndërkohë që në të ‘13 Schweinsteiger e dyfishoi atë.
Mainzi shkurtoi diferencën e golave në pjesën e dytë me një 11 metërsh, ndërkohë që në fund Toni Kross vulos fitoren e tretë radhazi të bavarezëve që mbajnë vendin e parë me 9 pikë.
Ndërkohë, Dortumundi e pati më të lehtë se c’ishte parashikuar të mundte Lerverkusenin. Kampionët në fuqi të drejtuar nga Jurgen Klop fituan 3-0 falë golave të Hummels dhe Blazkikovski në pjesën e parë dhe të Levandovskit në të dytën.
Top Channel