Tragjike në SHBA, ferrari përplaset me një barrierë dhe përfshihet nga flakën, humb jetën krijuesi i famshëm i videolojërave Në kohën kur Siria po shkatërrohet nga lufta civile e protestat kunder
filmit anti-islamik jane duke u perhapur ne mbare Lindjen e Mesme, Papa
Benedikti i 16-të mbërriti për një vizite në Liban me një mesazh paqeje
për rajonin.
Pergatitjet per ndalesen delikate ne aspektin fetar u erresuan nga tensionet, megjithate ne kryeqytetin libanez nuk priteshin trazira, pervec ndonje proteste kunder videos denigruese per profetin Muhamed. Deri edhe levizja militante shiite Hezbollah kish varur ne rrugen pergjate aeroportit banera me foton e Atit te Shenjte dhe tekste ne arabisht e frengjisht ku shkruhej: Hezbollahu i uron Papes mireseardhjen ne token e bashkejeteses!
Fotografi te papes 85-vjecar mbushnin rruget e lagjeve te krishtera te Bejrutit. ‘Ati i Shenjte eshte me ne’, ishte titulli i madh i gazetes ‘Al-Nahar’. Ne vija te pergjithshme, sic shpjegoi per Reuters eksperti i çeshtjeve islamike Samir Khalil, te gjithe komunitetet ne Liban e kane pare kete rrugetim si nje gjest paqeje. Papa vjen per te sjelle nje mesazh shpirteror, eshte shprehur ai, nje mesazh qe mund te kete sigurisht pasoja politike, por qe mbetet per cdo rast shpirteror.Ky eshte udhetimi i katert i Papes Benedikt ne Lindjen e Mesme. Ati i Shenjte pritet te beje thirrje per unitet mes kishave ne rajon e paqe mes te krishtereve dhe myslimaneve.
Top Channel