Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë pezulloi ushtruesin e detyrës së komandantit të stacionit policor të Zveçanit.

Pezullimi vjen për shkak se oficeri nuk kishte respektuar urdhërat dhe lejoi hyrjen ilegale të një zyrtari të Serbisë në teritorin e Republikës së Kosovës.

Arma e zyrtarit të pezulluar është sekuestruar dhe ndaj tij po kryhen hetime të brendshme, njofton në një komunikatë për shtyp policia e Mitrovicës.

Zyrtari policor do të jetë subjekt i hetimeve nga Inspektorati Policor, për shkelje të ligjit të Policisë dhe parimeve e proçedurave policore.

Top Channel