Një aksident automobilistik, me pasojë vdekjen e katër personave, ka
ndodhur në orën 4.30 të mëngjesit të së premtes në aksin rrugor Mudhanja
–Selanik pranë fshatit Kardhia 22 kilometra larg Selanikut.
Një autobus turistik që transportonte 51 turistë ruse është përmbysur.Informacionet e para flasin per kater te vdekur,te gjithe persona te rritur dhe 31 te plagosur. Sipas shefit te qarkullimit rrugor ne Selanik, Theodhoros Kiriakidhis, turistet ruse ndodheshin me pushime ne zonen e Halkidhikise dhe po shkonin ne aeroport per t’u kthyer me pas ne atdheun e tyre.
Ende organet e Rendit nuk kane publikuar shkaqet e aksidentit, nderkohe qe behet e ditur se ne zone ka pasur reshje shiu.Drejtuesi grek i automjetit i cili ndodhet ne gjendje shoku, ka humbur kontrollin e autobusit ne nje segment rrugor me dy kthesa te rrezikshme, ku ka edhe mungese ndriçimi gjate nates.Pasi eshte perplasur ne nje bordure, autobusi eshte permbysur duke rreshqitur per metra te tera ne asfalt. Forcat e repartit te zjarrfikesve kane punuar me shume se dy ore per te nxjerre te plagosurit.
Kater persona kane gjetur vdekjen ne vend ,kurse nje person i peste 36 vjeç, pasi ka nxjerre me pare nga autobusi gruan e tij dhe femijen eshte ne lufte me vdekjen. 31 te plagosurit jane cuar ne spitalin Axepa të Selanikut, tre prej tyre ne gjendje me serioze, ndersa rruga Mudhania –Selanik eshte mbyllur per mese 2 orë e gjysmë.
Top Channel