Tragjike në SHBA, ferrari përplaset me një barrierë dhe përfshihet nga flakën, humb jetën krijuesi i famshëm i videolojërave Egjipti nuk është as mik e as armik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaroi presidenti Obama pas trazirave në Kajro. Por Departamenti i Shtetit ka nxituar t`i japë fund konfuzionit të shkaktuar nga të tilla pohime, duke korrigjuar deklaratën e shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Zëdhënësja Viktoria Nuland sqaroi se Egjipti konsiderohet një aleat madhor jo-anëtar i Nato-s. Komentet e saj erdhën në vazhdën e përpjekjeve të këshilltarëve të presidentit për të qartësuar vërejtjen.
Obama bëri një deklaratë të ngjashme në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan që transmeton në spanjisht, Telemundo, ku tha se nuk mendon që Egjipti duhet konsideruar aleat, por sigurisht, as armik. Pohimet e tij shkaktuan habi duke pasur parasysh se vendi, të paktën përpara rrëzimit të Hosni Mubarakut, është konsideruar për një kohë shumë të gjatë aleat kyc i Amerikës në Lindjen e Mesme përkrah Arabisë Saudite dhe Izraelit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Tom Vietor u përpoq ta zbuste situatën me argumentin se Obama i është referuar faktit që Egjipti nuk është pjesë e ndonjë traktati zyrtar të Aleancës së Atlantikut Verior.
Për të forcuar edhe më shumë këtë ide, sekretari për mediat, Jay Carney, theksoi faktin që jo më larg se të mërkurën Obama kishte komunikuar në telefon me kreun e shtetit egjiptian, Mohamed Mursi.
Por më shumë se sa një hutim, komentet e kreut të administratës amerikane mund të fshehin ndonjë ndryshim të mundshëm politikash, shkruan shtypi vendas, duke qenë se edhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, i është përgjigjur vakët me një “të shohim”, pyetjes nëse Egjipti do të vazhdojë të mbetet aleat i Uashingtonit.
Top Channel