Polemikat në Inter-Atalanta; Shoqata e Arbitrave konfirmon se kishte penallti për Frattesin
FIFA ka shtrirë dënimin 10-mujor të Antonio Conte dhënë nga drejtësia sportive italiane për skandalin e basteve në të gjitha kompeticionet ndërkombëtare.
Në këtë mënyrë, trajneri i Juventusit nuk do të mund të drejtojë bardhezinjtë as në Ligën e Kampioneve.
“Presidenti i komitetit disiplinor të FIFA-s ka shtrirë në nivel ndërkombëtar dënimin 10-mujor që Federata Italiane e Futbollit ka dhënë për trajnerin e Juventusit, Antonio Conte. Skualifikimi prek të gjitha ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare, zyrtare dhe miqësore”, lexohet në një komunikatë të publikuar nga mediat sportive italiane.
Për shkak të dënimit, Conte lejohet vetëm të stërvisë skuadrën, ndërsa gjatë ndeshjeve Juventusi drejtohet nga Massimo Carrera.
Top Channel