Autori i filmit, një i krishter kopt, në SHBA

14/09/2012 00:00

Nakoula Basseley Nakoula njihet ndryshe si njeriu me shume emra, një të
shkuar të erret, një dosje plot shkelje në polici, e sidomos si i
krishtere kopt promovues i ideve ekstremiste.

55-vjeçari jeton vetem 20 milje ne jug te Los Angelesit e eshte identifikuar si nje nga autoret e filmit talles te profetit Muhamed. Nakula nuk ishte i panjohur per autoritetet. Qershorin e 2010-tes, u denua me 20 muaj burg per orkestrimin e skeme mashtrimi ne kurriz te ëells Fargo Bank.

Perpos heqjes se lirise, iu kerkua edhe te paguante nje demshperblim prej gati 800.000 dollaresh. Prokuroret thane asokohe se kish pasur ne zoterim 15 karta te paautorizuara krediti dhe debiti ne emer te disa personave te tjere, si dhe te pakten 5 dokumente te rreme identifikimi.

Perpara denimit, problemet e shumta financiare e paten detyruar ne vitin 2000 te deklaronte falimentimin e pikes se karburantit qe kishte ne pronesi. Me daljen ne drite te mashtrimeve, perdorimi i internetit pa autorizim zyrtar, i ishte ndaluar rreptesisht. Departamenti i Drejtesise ka nisur tani nje hetim zyrtar mbi filmin polemizues te quajtur “Pafajesia e Myslimanëve” dhe mbi Sam Bacile, autorin amerikan me origjine izraelite, i afte te mblidhte 5 milione dollare per xhirimet nga donatoret zemergjere hebraike, por qe me sa duket nuk ka ekzistuar kurre.

Pas ketij emri, duket se fshihet vete Nakula, qe ne te kaluaren ka perdorur edhe pseudonimin Mark Basseley Youssef. Videoja ne qender te drames qe po konsumohet ne Lindjen e Mesme, ka edhe nje tjeter producent, Steve Klein, te famshem per pamfletet ofenduese e bindjet e forta anti-islamike. Sipas Semit, qellimi i filmit, ishte te ndalohej dhuna e ekstremisteve myslimane. Videoja mes te tjerash, e paraqeste profetin si feminist, e ne disa raste te tjera, si homoseksual.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB