“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor Kandidati presidencial republikan Mitt Romney i mbrojti kritikat e tij
ndaj presidentit Obama lidhur me reagimin e administrates ndaj sulmit
mbi konsullatën amerikane në qytetin libian te Bengazit apo dhe
episodeve të dhunshme në Kajro.
Pas mesymjes se misionit diplomatik ne kryeqytetin egjiptian, Romney e cilesoi pergjigjen e presidentit “ te turpshme”`. Deklaraten e leshuar me kete rast, ai e pershkroi si prove te faktit qe Shtepia e Bardhe po kerkonte ndjese per nje prej vlerave themelore amerikane, lirine e fjales.
“Besoj se administrata gaboi me leshimin e nje deklarate qe simpatizonte ata qe dhunuan ambasaden tone ne Egjipt, ne vend qe t’i denonte veprimet e tyre. Nuk eshte kurre shume shpejt per qeverine e Shteteve te Bashkuara qe te denoje sulmet kunder amerikaneve e t`i dale ne mbrojtje vlerave tona”, tha Romney.
Disa orë më vonë, kur u dhane hollesi me te plota mbi sulmin ne Bengazi, kandidati republikan e shenjestroi presidentin duke thene se dështoi të shprehte zemërimin e duhur lidhur me vrasjen e ambasadorit amerikan, John Christopher Stevens dhe tre zyrtarëve të tjerë të ambasadës.
Kritikat e ish-guvernatorit te Massachusestsit nxitën një debat politik në Uashington, ku opioniste e demokratë me peshë e akuzuan kandidatin republikan presidencial për politizimin e një tragjedie kombëtare.
Top Channel