Refugjatët sirianë në Turqi, të zhgënjyer

13/09/2012 00:00

Vizita e aktores Angelina Jolie, njekohesisht e derguar speciale e
OKB-se, ne nje kamp refugjatesh siriane ne Turqi u mediatizua shume.

Por vete te shperngulurit nuk jane te kenaqur, nje pjese per faktin se nuk arriten ta shohin. Kombet e Bashkuara kane nisur regjistrimin e mbi 250.000 refugjateve te larguar pergjate konfliktit 17 mujor ne Siri, gati gjysma e te cileve u zhvendosen vetem ne muajin gusht.

Megjithate, shume prej tyre shprehen te zhgenjyer nga perpjekjet e OKB-se e rrefejne se pritshmerite nga kjo vizite, nuk ishin te larta.

“Nuk presim gje nga Kombet e Bashkuara. Kane ardhur shume here ketu te derguar te tyre, por asgje nuk ka ndryshuar. Nuk i kane bere asnje lloj presioni qeverise siriane per t’u larguar e per te respektuar vullnetin e popullit”, thotë një refugjat.

Nje grua tregon se kushtet ne kamp jane shume te veshtira, por per ta, nuk ka zgjidhje tjeter.  

“Ju larguam bombardimeve, i ikem vdekjes, por ketu po vdesim nga pak cdo dite. Femijet i kemi semure, e nuk i marrin dot mjekim. ka shume probleme ne kamp, megjithate nuk c`te bejme, po te kthehemi ne Siri, do te vdesim”, thotë një tjetër refugjat.

Komisioneri i larte i OKB-se per refugjatet, Antonio Guterres e shoqeroi Jolie-ne ne kete vizite, si dhe ne ndalesen e saj ne dy kampe te tjera te ngjashme, si dhe nje spital fushor. Konflikti ne Siri ka marre deri tani 27.000 jete njerezish sipas aktivisteve te opozites dhe ende nuk i duket fundi.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB