Washingtoni po heton për të parë nëse sulmi mbi Konsullatën Amerikane në
Bengazi të Libisë, që i mori jeteën ambasadorit Cristopher Stevens e
tre diplomateve te tjere, ishte planifikuar nga militantet.
Fillimisht u mendua se mesymja ishte nje reagim spontan, vazhde e protestes kunder nje filmi anti-islamik. Por ekspertet tani thone se sulmi ishte kompleks dhe profesional, e ka edhe raporte qe sugjerojne se agresoret mund te kene patur lidhje me grupet xhihadiste.
Nje zyrtar i larte amerikan, i cituar nga agjensia e lajmeve AFP, shprehet se me te gjithe gjasat, sulmuesit ne Bengazi kane perdorur demonstratat si pretekst per goditur konsullaten. “Ka qene nje sulm i bashkerenduar,- thote ai, – militantet perfituan nga mundesia qe u krijoi protesta”. Dyshimet e para rane mbi brigaden Ansar al Sharia, por grupi paraushtarak mohon çdo perfshirje. Nuk perjashtohet edhe mundesia qe ne episodin e dhunshem te kete pasur gisht Al Kaeda ne Magrebin islamik.
Perpara ambasades amerikane ne Kajro, pati perleshje te tjera pergjate nates, ndersa ne mengjes, mijera vete u mblodhen perpara nderteses duke perseritur sllogane e ndezur zjarre. Forcat e sigurise perdoren gazin lotsjelles per te shperndare turmat e njerezve, nje pjese e te cileve mbanin ne duar shishe me benzine.
Barak Obama u ka kerkuar presidenteve te Libise dhe Egjiptit bashkepunim me te ngushte per sigurine e stafit diplomatik. Shefi i Shtepise se Bardhe u betua se personat pergjegjes do te dalin perpara drejtesise, por Shtetet e Bashkuara nuk do t`i shkepusin lidhjet me qeverine e re libiane.
Ne fokus tani eshte puna per identifikimin e sulmuesve. Ne te gjitha ambasadat amerikane anembane globit, masat e sigurise jane forcuar. Per kete qellim, ne Libi eshte dislokuar nje ekip specialistesh te anti-terrorit prane marines amerikane, ndersa dy luftanije jane derguar prane brigjeve libiane. Shume prej misioneve diplomatike amerikane i ulen flamujt ne gjysmë-shtize ne nder te ambasadorit te vrare ne Libi, ndersa grupe njerezish ndezen mbremjen e djeshme qirinj perpara Shtepise se Bardhe.
Top Channel