Meksikë, arrestohet bosi i Kartelit të Gjirit

13/09/2012 09:30

Policia meksikane ka arrestuar Jorge Costilla-n, shefin e Kartelit të Gjirit dhe një nga narkotrafikantët më të kërkuar në vendin latin.

Costilla është arrestuar në Tampico, vendin ku operonte karteli. Departamenti Amerikan i Shtetit kishte ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kapjen e bosit të drogës.

Karteli i Gjirit njihet për betejat e tij të përgjakshme me grupin rival Zetas.

Ky arrestim vjen pas disa operacioneve të tjera ku janë vënë në pranga narkotrafikantë të mëdhenj në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar të nisur nga presidenti Felipe Calderon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA