Libi, emërohet kryeministri i ri

13/09/2012 15:40

Anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Libisë zgjodhën zëvendëskryeministrin Mustafa Abu Shagur si kryeministrin e ri të vendit.

Votimi i realizuar ditën e enjte pa fitues Shagurin përballë Mahmoud Jibril, i cili shërbeu për pothuajse një vit si kryeministër i përkohshëm pas shembjes së regjimit të kolonelit Muammar Gaddafi.

Vrasja e ambasadorit amerikan në Bengazi nuk luajti rol në këtë “rokadë” në krye të qeverisë, pasi votimi ishte planifikuar që më parë.

Megjithatë, sipas ekspertëve, atentati i ndodhur në orët e vona të së martës mund të ketë ndikuar në votën e disa deputetëve.

Në raundin e parë të votimeve në Parlament, Jibril fitoi lehtësisht me 86 vota përballë 55. Megjithatë, në raundin e dytë dhe përfundimtar ishte Shagur ai që doli fitues, me 96 vota, dy më shumë se rivali i tij.

Përzgjedhja e Shagur u mundësia nga mbështetja e papritur që i dha Partia Muslimane e Vëllazërisë për Drejtësi dhe Rindërtim.

Libia zgjodhi Asamblenë e parë Kombëtare demokratike pas shumë dekadash në muajin korrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA