IWF: 4 vjet pezullim Pulakut, 5 mijë USD gjobë FSHP
13/09/2012 00:00
Vetëm një ditë më parë në Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes ka
sjellë në Komitetin Olimpik vendimin përfundimtar për rastin e
pozitivitetit të Hysen Pulakut, peshngritësi shqiptar, i cili u bë
shembull një ditë përpara hapjes së lojrave olimpike.
Në bazë të vendimit përfundimtar, sportisti nga Elbasani, Hysen Pulaku është dënuar me 4 vjet pezullim nga sporti i peshëngritjes, megjithatë Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes nuk është mjaftuar me kaq.
Në fund të letrës ata komunikojnë se Federata Shqiptare e Peshngritjes duhet të paguajë në mënyrë të menjëhershme edhe një gjobë prej 5000 dollarësh për pozitivitetin e Pulakut edhe kostot e analizës.
Top Channel