Rezulatet e zgjedhjeve në Holandë kanë treguar se votuesit kanë mbështetur dy partitë të qëndrës pro-evropiane, ndërsa, “Euro-skeptikët”, partia anti-emigrante, Partia e Lirë është përballur me humbje të mëdha.
Me shumicën e votave të numëruara, kryeministri Mark Rutte deklaroi fitoren për partinë e qendrës së djathtë e tij VVD. Partia Laburiste e Qendrës së majtë ndodhet me shumë pak diferencë e dyta.
Kryeminstri Rute tha se partia Liberale është më e forta në vend pas këtyre zgjedhjeve, ndërsa lideri i laburistëve Diedrik Samsom pranoi humbjen e palës së tij.
Me 90 përqind të votave të numëruara deri tani liberalët kanë siguruar 41 karrige nga 150 në Parlament, ndërsa 39 shkojnë për Partinë Laburiste.
Top Channel