Gjykata e Kajros dënoi me tre vjet heqje lirie për korrupsion ish-kryeministrit Ahmed Nazif.
Nazif, kryeministër prej vitit 2004 deri në revoltat që sollën rënien e regjimit të Mubarak, u urdhërua që të kthejë në arkat e shtetit edhe një pasuri prej 1,5 milionë dollarësh, të përfituar prej tij në mënyrë korruptive.
Një vit më parë, Ahmed Nazif u dënua me një vit heqje lirie me kusht, për përfitime të paligjshme në biznes.
Ish-kryeministri është vetëm një prej drejtuesve të lartë të kohës së Mubarakut, që paraqitet përpara gjykatës.
Ai u arrestua disa muaj pas dorëheqjes së dhënë në janar 2011, pak kohë pas rrëzimit të Hosni Mubarakut.
Ish-presidenti Mubarak u dënua me burgim të përjetshëm në muajin qershor, për bashkëpunim në vrasjet e protestuesve.
Top Channel