
“Jemi Ambasadorët e Kombit, jemi ne, ata që ngrëm flamurin lartë, marrim medalje dhe imazhi i mirë i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”. Kjo është fjalia e mësuar përmendësh nga sportistët e shumsportëshit, apo më saktë nga peshëngritësit, në prag të cdo eventi ndërkombëtar, sa herë i duhet të marrin shpërblimet dhe trajtimet.
Po në raste të tilla të turpshme, kur kapen me doping ata dhe gjithë të tjerët zhduken pa lënë gjurmë, faji mbetet jetim dhe njollën ua lënë ngjyrave te flamurit që premtonin se do ta ngrinin lart. Cfarë ndodh? Historitë e dopingut per Shqipërinë kanë qenë të ralla, rasti i parë është shfaqur dy dekada më parë, ndonjë tjetër pak vite me vonë, ndërsa kulmi u arrit me shumë raste të shfaqura brenda vitit të fundit.
-Njollosja e këtij sporti, të paktën i pari i zbuluar pozitive është Mirjan Hakani. Ishte viti 1990, kur pak kush, për të mos thënëaskush, nuk kishte njohur të sakta mbi dopingun dhe pozitivitetin. Vetë Hakani i pyetur në atë kohë kishte deklaruar: “Më jepnin disa kokra dhe më thonin janë vitamina C.
– Kaluan 14 vite deri në rastin tjetër. Ilir Suli. Një prej talenteve më të mëdha, sipas specialistëve të peshngritjes sonë, rezulton pozitiv pasi arriti rekordin e të renditurit i pesti në olimpiadën e Athinë 2004. Karriera e tij mbyllet këtu.
– Një vit më pas, një tjetër peshngritës, sërish i quajtur Ilir, por me mbiemrin Kafarani përjashtohet përjetë nga sporti pasi rezultoi pozitiv.
– Në 2007-n rikthehet e njëjta situatë, Fetije Kasaj, kampione absolute për femra ne Shqiperi në atë kohë, por me doping. Dënohet dhe mundi të rikthehet në Botërorin e fundit, megjithatë thjesht si emër, pasi për rezultate nuk u pa fare. Në të njëjtin vit me të rezultoi pozitiv edhe Isa Bala, një tjetër emër i fshirë nga peshgnritja shqiptare për të njëjtën arsye.
– Në nëntorin e shkuar, një tjetër peshngritëse femër, Shqiponja Brahja, pak e dëgjuar në arenën ndërkombëtare, me rezultate modeste, gjithsesi, një minus i rradhës për federatën tonë, reagimi si për të gjithë të mëparshmit, naiv dhe i heshtur.
-Viti 2012 ai i Olimpiadës ishte ai që na ngriti në qiell me Erkand Qerimajn, kampionin e europes, por qe pak jave me vone e uli serish ne toke. Shkodrani rezulton pozitiv, nga një substancë që sipas tij, ishte njëvitaminë e futur shumë vonë në listën e dopingut dhe per te cilen kishte mungesë informacioni. Dënohet fillimisht me 2 vite, por pas apelimit dënimi i tij ulet në 11 muaj. Humbet Olimpiadën.
Në fakt një mungesë më e ndershme se sa pjesmarrja e turpshme e Hysen Pulakut. Një sportist i cili i shmangej prej disa muajve kontrolleve të WADA-s, agjensisë ndërkombëtare antidoping. As komisioni ynë antidoping nuk ishte arritur ta kontrollonte, cuditerisht edhe pse paratë i kishte marrë, por mbi të gjitha edhe pse e ka për detyrë të kontrolloj një sportist i cili kishte dyshime. Të lindura pikërisht pas shmangjes ndaj WADA-s.
Gjithsesi një ditë përpara hapjes së Olimpiadës, ai behet i pari i kapur dhe shembulli i të gjithë sportistëve të pranishëm në Londër 2012, sci behet shembull edhe Shqipëria per nga imazhi I keq. Federata peshngritjes fajëson vetem Pulakun dhe vete nuk merr asnjë masë, nuk e heton, madje nuk kishte as informacion se ku ndodhej. Por suksesin Federata e arriti me fshehjen e denimit per te, atë të përjashtimit të federatës tone per të paktën për 2 vjet nga te gjitha aktivitetet.
Vendimi perfundimtar do te merret më 15 shtator, por shanset qe perjashtimi te hiqet jane te pakta. Nese perjashtimi konfirmohet, nuk ka rendesi nese dy vjet apo me pak, me e pakta gjë që pritet ndoshta duhet te jete dorëheqja e drejtuesëve aktual të FSHP, per t’i hapur rrrugen nje analize te thelle dhe te paanshme te deshtimit ne peshengritje, te njollosjes se emrit te Shqiperise dhe me pas ringritjes se ketij sporti ne nivelet qe pretendojme. Pergjegjesi duhet te mbaje edhe Ministria e Sporteve, e cila ka vonuar te reagoje pas rasteve me doping ne Olimpiade, por edhe pas publikimit në TCH të një dokumenti të fshehur, që sinjalizon këtë përjashtim të peshngritjes shqiptare.
Ndërsa për komitetin olimpik ndoshta duhet të presim 4 vjet që ai te shfaqet, kur të vijë koha e olimpiadës se ardhshme për të folur per fondet dhe për te dale ne media me flamurin, te cilin sot keta e kane ulur ne gjysem shtize.
Top Channel