Fabio Capello, trajneri italian i kombëtares ruse të futbollit, ka deklaruar se Radamel Falcao, së bashku me Messinn, është lojtari që e ka habitur më shumë kur e ka parë për herë të parë duke luajtur.
“Në gjithë karrierën time ka pasur vetëm një lojtar që më ka lënë me gojë hapur kur e kam parë për herë të parë. Ky ka qenë Leo Messi derisa pashë edhe Falcaon gjatë një ndeshjeje bamirësie në Kolumbi. Është një sulmues i madh, është më i miri për momentin”, deklaroi tekniku veteran për qendërsulmuesin e Atletico Madrid.
Në lidhje me Milanin, Capello nuk është shumë optimist: “Ka humbur dy lojtarët më të mirë dhe nuk e vlerësoj dot forcën e kuqezinjve. Por është ende Boateng, ka lojtarë të rinj dhe De Jong ka qenë blerje e goditur. Për kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve duhet të ketë kujdes sepse fakti që ishte në vazon e parë gjatë shortit nuk i bën favoritë. Zenit është shumë i rrezikshëm dhe Malaga zotëron mirë topin.”
Top Channel