Andres Iniesta do të mungojë në ndeshjet që Barcelona do të zhvillojë ndaj Getafe në kampionat dhe Spartakut të Moskës në Ligën e Kampioneve.
Mesfushori spanjoll u kthye i dëmtuar nga Tbilisi ku luajti me kombëtaren e tij kundër Gjeorgjisë. Për Iniestën u diagnostikua një dëmtim i lehtë në kofshën e këmbës së djathtë që do e mbajë larg fushave për 2 javë.
Në këtë mënyrë mesfushorit Cesc Fabregas mund t’i hapen dyert e titullaritetit edhe pse trajneri Tito Vilanova mund të zgjedhë edhe opsionin Song.
Jordi Alba me probleme
Një tjetër mungesë për ndeshjen ndaj Getafe për katalanasit mund të jetë edhe mbrojtësi Jordi Alba.
Spanjolli i krahut të majtë po kalon një proces gripal dhe pjesëmarrja e tij në ndeshjen e radhës do të mësohet vetëm ditën e premte.
Top Channel