
Aleanca Kuq e Zi shprehu shqetësimin e saj lidhur me procesin e
privatizimit të Albpetrolit , të cilin e cilësoi si jotransparent dhe të
kapur nga interesa klienteliste.
‘Gjithnjë e me shumë po krijohet bindja se paratë e ofruara në këtë tender në vlerat 850 milionë euro, 790 milionë euro, si dhe vlerat e kompanive të tjera nuk janë rrjedhojë e konkurrimit por rrjedhojë e bashkëpunimit dhe marrëveshjeve paraprake midis konkurrentëve dhe segmenteve të caktuara pranë kreut të qeverisë. Pjesëmarrja në këtë tender e kompanive pa asnjë eksperiencë në fushën e naftës, si dhe mungesa e kompanive me famë botërore si ‘Shell’, ‘Eni’, ‘British Petroleum’ etj. flet hapur për mungesë transparence dhe interesa klienteliste”, u shpreh Dashamir Uruci, sekretar për Ekonominë në Aleancën Kuq e Zi.
Duke iu referuar edhe privatizimit të katër HEC-eve, Aleanca Kuq e Zi denoncon politikat e qeverisë për të shitur cdo gjë prodhon të mira materiale me qëllim financimin e fushatës elektorale.
“Qëllimi është mbyllja sa më parë e deficitit buxhetor si dhe financimi i fushatës elektorale për të fituar me cdo kusht në zgjedhjet e vitit 2013”, tha Uruçi.
Top Channel