Protesta e demokratëve të dielën, Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët e saj: Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit Në praninë e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani është betuar në ambientet e Gjykatës së Lartë anëtari më i ri i këtij kolegji, Artan Zeneli.
Pas cerermonisë, kryetarja e kësaj gjykate, Shpresa Becaj apeloi ndaj forcave politike që të arrijnë mirëkuptimin në miratimin e amendimeve të ligjit për Gjykatën e Lartë për të treguar në të njëjtën kohë edhe mbështetje për gjyqësorin.
Ndërsa Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në fjalën e tij vlerësoi rolin e Gjykatës së Lartë ndërsa kërkoi që kjo gjykatë të kthehej në një tempull të drejtësisë, duke premtuar edhe mbështetjen e nevojshme.
“Kësaj trupe i takon fjala e fundit ndaj duhet të përcojë tek cdo individ, qoftë ai qytetar i thjeshtë, politikan, gjyqtar, prokuror apo avokat, garancitë dhe besimin tek pushteti gjyqësor. Gjykata e Lartë duhet të jetë në të gjithë kuptimin tempulli i drejtësisë dhe i besimit tek drejtësia”, tha Presidenti Nishani.
Top Channel