Tenis, tërhiqet Juan Carlos Ferrero

12/09/2012 13:10

Juan Carlos Ferrero, ish-numri 1 i botës, ka njoftuar tërheqjen e tij nga tenisi profesionist.

Spanjolli bëri të ditur se do të marrë pjesë në turneun e Valencias e më pas do t’i japë lamtumirën sportit.

32-vjeçari nisi karrierën në vitin 1998 dhe në shtator të vitit 2003 arriti majën e klasifikimit në tenisin botëror.

Ferrero ka fituar vetëm një titull Grand Slam, atë të Roland Garros në vitin 2003. Me Spanjën ka fituar dy Kupa Davis, në vitet 2000 dhe 2004.

Në total, Juan Carlos Ferrero ka luajtur 33 finale në karrierë duke fituar 15 prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA