“Të bashkohemi për ndryshimin”

12/09/2012 01:55

Duke folur me gratë socialiste në Vlorë, kryetari i opozitës Edi Rama bëri thirrje për bashkimin e te gjithëve për të sjellë ndryshimin.

Nëse shumë njerëz do të qëndrojnë mënjanë dhe indiferentë ndaj politikës, tha Rama, atëherë do t’i shërbehet zgjatjes së jetës së varfërisë, të cilën më shumë se kushdo e ndjejnë dhe përjetojnë gratë.

“Sot ju mund ta dëshmoni më mirë se sa gjysma tjetër e shoqërisë, burrat, atë që është në të vërtetë gjendja e vendit. Sot ju mund të dëshmoni më mirë se kushdo tjetër gjendjen e ekonomisë së vendit, të vërtetën e varfërisë jo vetëm materiale por edhe shoqërore dhe kulturore të vendit, të vërtetën e degradimit të shtetit dhe të mungesës gjithnjë e më të pranishme të kujdesit të shtetit për njerëzit e këtij vendi”, deklaroi kryetari socialist, Edi Rama.

“Dhe pikërisht në emër të këtij vendimi të pavarur tuajin ju dihet t’u flsini edhe të tjerave që shumë të tjera të bashkohen dhe të na bashkohen për përfundimin e një përpjekje në fitoren e merituar jo të një partie mbi një parti tjetër, por e fitoren e merituar të Shqipërisë që kërkon të bëhet europiane, këtu, në cdo qytet, në cdo fshat, në cdo komunitet dhe cdo familje shqiptare”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA