Sequi: Përmbushni kërkesat e BE-së

12/09/2012 00:00

Presidenti i Republikës Bujar Nishani eshte takuar  me Kreun e
Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Ambasadorin Ettore
Sequi.

Sipas njoftimit te Presidences gjatë takimit u bisedua për vizitën e pritshme që Presidenti Nishani do të zhvillojë në Bruksel, nga data 17-19 shtator 2012, ku do të takohet me autoritetet më të larta të BE-së. 

Ambasadori Sequi inkurajoi Presidentin Nishani dhe nëpërmjet tij, institucionet shqiptare, të përmbushin kërkesat e paraqitura nga Bashkimi Evropian në lidhje me reformimin e sistemit gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, ligjin për kufizimin e imunitetit dhe reformën parlamentare.

Top Channel