Pakistan, 240 viktima nga zjarri në një rrobaqepësi

12/09/2012 08:00

Zjarri i fuqishëm në një rrobaqepësi të qytetit pakistanez të Karaçit,
mbrëmjen e së martës ka marrë 240 jetë njerezish, e shume te tjere jane
lenduar. Flaket perfshine papritur godiden duke bllokuar brenda nje
pjese te punëtoreve.

Shkaku, sipas zyrtareve, nuk dihet ende me saktesi dhe po hetohet. Ndertesa nuk kishte dalje emergjence e per me teper, dritaret e saj ishin te bllokuara me grila metalike.

40 makina zjarrfikese u thirren ne vendgjarje per te fashitur flaket. Mengjesin e së mërkurës, nga ndertesa vazhdonte te dilte tym. Nje pjese e viktimave kane nderruar jete per shkak te tij, por disa te tjere, sic tregojne raportet ne media, jane djegur te gjalle. Me heret, 23 vete gjeten vdekjen prej zjarrit qe perfshiu nje fabrike kepucesh ne Lahore, pasoje e nje difekti ne gjenerator. Dëshmitarët thonë se disa njerëz u hodhën nga dritaret për t’i shpëtuar flakeve.

Karaçi është qyteti më i populluar i Pakistanit dhe qendra kryesore tregtare e vendit. Zjarri atje mund te jete fatkeqesia me e rende e ketij lloji prej me shume se nje dekade ne Pakistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA