Tragjike në SHBA, ferrari përplaset me një barrierë dhe përfshihet nga flakën, humb jetën krijuesi i famshëm i videolojërave Shtëpia e Bardhë mohoi zërat se presidenti Barak Obama ka refuzuar të
takojë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, mes tensioneve mbi
çeshtjen e Iranit.
Stafi i Netaniahut thuhet te kete paraqitur kerkesen per bisedime gjate asamblese se pergjithshme te OKB-se ne Neë York-ut, por pergjigja e marre ishte se axhenda e ngjeshur e presidentit nuk e lejon nje gje te tille. Kreu i ekzekutivit izraelit eshte takuar me Obamen ne te gjithe udhetimet e tij ne token amerikane qe prej 2009-tes, me perjashtim te nje here te vetme.
Netaniahu nuk i ka fshehur pakenaqesite me ëashingtonin dhe ate qe e konsideron qendrim te bute amerikan ndaj republikes islamike dhe ambicjeve te saj berthamore. Zyrtaret amerikane po perpiqen te tregojne se nuk ka asnje ngerc mes dy lidereve, se kryeministrit i shtetit hebre dhe Obama jane ne kontakt te vazhdueshme me njeri-tjetrin dhe se ne vend te tij, lideri izraelit mund te takohet me Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.
Obama, aktualisht ne mesin e fushates elektorale per presidencialet e nentorit, duhet te flase perpara Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara ne 25 shtator, ndersa Benjamin Netanyahu do ta mbaje fjalimin e tij tre dite me vone. ‘Ata thjesht nuk do te jene ne qytet ne te njejten kohe’, shpjegoi zedhenesi i Shtepise se Bardhe, Tommy Vietor, qe mohoi ekzistencen e nje kerkese te pales izraelite per takimin.
Vetem nje dite perpara deklarates se tij, Benjamin Netanyahu foli ashper per vendet qe sipas tij, nuk i kane hequr nje vize te kuqe Iranit. “Bota vazhdon te na thote: prisni se ka kohe, e une nuk e kuptoj se deri kur duhet te presim”, u shpreh kryeministri izraelit, duke shtuar se ata qe nuk mbajen qendrim ne kete situate, nuk kane te drejten morale te bllokojne iniciativat e izraelit.
Top Channel