Mediat zvicerane kundër Xhakës

12/09/2012 20:55

Edhe pse një fitore e pastër dhe thuajse e thjeshtë ajo e Zvicrës përballë Shqipërisë (2-0), falë gabimeve të mbrojtjes sonë, me sa duket mediat zvicerane nuk janë edhe aq të kënaqura, e nën shënjestrën e tyre është Granit Xhaka.

Mesfushori i Borusia Myshengladbahut është konsideruar prej tyre se e ka falur golin e tretë, pikërisht në një rast të pastër drejt fundit të lojës.

Per mediat zvicerane ishte një tolerim, mungesë dëshire për t’i shënuar Shqipërisë. Sipas komentatorit vendas, një nga të rinjtë më teknik dhe me më shumë të ardhme ne Europe, nuk mund të gabojë një rast si ky ku mjaftonte vetëm ta shtynte topin në portë.

 Analizën e tij ai e mbyll me fjalinë: “Xhaka duhet të jetë i kënaqur, pasi nuk i shënojë Shqipërisë”. Mesfushori kosovar i pyetur për këtë episod deklaron se ishte thjesht një moment hutimi dhe mungese kontrolli i topit, duke e anashkaluar me faktin se të paktën fitoi Zvicra.

Për trajnerin Hitcfeld, Xhaka ashtu si edhe Shaqiri janë lojtarë shumë të rinj dhe tifozeria e shumtë shqiptare në “Sëisport Arena” të Lucernës ushtroi shumë presion. “Ishte i lodhur, por sigurisht që kishte dëshirë ta shënonte atë gol.” –  thotë Hitcfeld.

Ndërkohë pyetjes që i mundoi shumë tifozë e sportëdashës shqiptar nga të gjitha trevat ishte ajo se përse këta lojtarë nuk zgjodhën Shqipërinë. i pyetur nga mediat zvicerane Xherdan Shaqiri, konfirmon: “Nuk luaj me Shqipërinë sepse nuk më ka pyetur njeri ndonjëherë nëse dua apo jo të luaj me Shqipërinë, gjithsesi, ishte një ndeshje emocionuese”.

Një deklaratë e tepërt kjo e Shaqirit, ashtu si e di edhe ai vetë më mirë, që në bazë të rregulloreve ndërkombëtare të FIFA-s nuk është e mundur që ai të lunate me përfaqësuesen shqiptare, kur kishte debutuar me Zvicrën në U-17 dhe nuk zotëronte një pasaportë Shqiptare.

Ndërkohë FSHF përveçse konfirmon këtë gjë, thekson edhe një herë ndjekjen e cdo emri të spikatur të futbollistëve shqiptar të lindur apo rritur jashtë, për t’i afruar brenda afatit të lejuar, ose minimumi për t’i pajisur me pasaportë shqiptare, që t’i lë më pas në dorë atyre zgjedhjen se ngjyrat e kujt flamuri do të përfaqësojnë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta