Policia e Kosovës ka konfiskuar 1 milion dollarë të falsifikuara dhe ka arrestuar pesë persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të falisifikimit të parave.

Drejtori i Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, major Emin Beqiri tha se hetimet lidhur me rastin janë zhvilluar në Gjilan dhe Prishtinë.

Paratë e dyshuara janë gjetur gjatë bastisjeve të kryera në Gjilan dhe i njëjti operacion ka vazhduar edhe në rajonin e Prishtinës, ku janë konfiskuar disa pajisje të tjera.

Bazuar në hetimet policore dyshohet se ky grup personash është marrë me falsifikim dhe vënie në qarkullim të parave të falsifikuara.

Të gjitha veprimet policore lidhur me ketë rast janë kryer me autorizimin e prokurorit përkatës dhe ndaj të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta