Shefi i EULEX-it Xavier Bout de Marnac e sheh te domodoshme marrëveshjen politike për veriun. Në të kundërtën,  ai paralajmeron se dhuna do të jetë e pranishme.

Sipas shefit të Eulexit ky hap është i domosdoshëm në mënyrë që EULEX-i të mund të punojë në shtrirjen e rendit dhe ligjit. Xavier Bout de Marnac foli për zgjatjen e mandatit të Eulexit në Kosovë. Ai tha se Eulexi ka mandat ne Kosovë të paktën edhe për dy vjet. Pas dy viteve, parashihet që institucionet kosovare të marrin kompetencat e plota në fushën e sundimit të ligjit.

“Kur flasim për mënyrën se si do të punojmë tani e tutje është e rëndësishme që ne jemi gati dhe të përkushtuar që të punojmë në një qasje të përbashkët, duke pasur si objektiv që pas dy viteteve të ardhshme institucionet e Kosovës të kenë kompetenca te plota ne sundimin e rendit dhe ligjit. Natyrisht kjo është ende dicka e largët për t’u arritur. Ende nuk kemi marreveshje politike per veriun. Une kam theksuar nevojen vitale që të arrijmë marrëveshjen politike për këtë pjesë”, tha Xavier Bout de Marnac, shef i EULEX-it në Kosovë.
 
Diplomatët e huaj besojnë se Kosova është një tregim suksesi. Por fakti që një shtet fqinj sic është Serbia mohon shtetësinë e Kosovës, ky është një problem që duhet të tejkalohet me njohjen e pavarësisë vlerëson drejtoresha e Grupit ndërkombëtarë të Krizave, Sabine Freiser.
 
“Sic e kam thene une besoj qe Kosova eshte nje tregim i sukesshem, nese i referohem menaxhimit te situates gjate fazes kalimtare, por ende mungon dicka, dhe kjo eshte nje marreveshje mes Kosoves dhe Serbise. Eshte shume e rendesishme qe serbia ne nje menyre ta pranoje qe Kosova i ka ikur,  dhe eventualisht të pranojë pavaresinë nga Serbia. Vetem atehere ne do te jemi te sigurt qe kemi nje rajon stabil jo vetem ne Kosove por ne tere Ballkanin”, tha Sabine Freiser, drejtoreshë e Grupit ndërkombetar të Krizave.
 
Ndërsa Ministrja e Integrimit Europian theksoi para të huajve në një prej takimeve, se kosovarët më tepër se cdo gjë kanë nevojë të jenë pjesë e Europës.
 
“Unë mendoj qytetarët e Kosovës nuk kanë më nevoje për thjeshtë momente historike. Ajo për të cilen kemi ne nevojë është normaliteti dhe nëpërmjet normalitetit ne kemi nevojë për Europën dhe procesin e integrimit. Natyrisht që pavarësia është parakusht por ajo që njerëzit e Kosovës dëshirojnë është barazia. Barazia në trajtim, barazi me fqinjet dhe barazi lidhur me raportet me Bashkimin Europian”, thaVlora Citaku, ministre e Integrimit Europian.
 
Këshillat ndërkombetare s’kanë munguar gjatë këtyre dy ditëve, ku diplomatët ishin dyndur në Kosovë. E padyshim nuk munguan mesazhet për luftën kundër korrupsionit. Një urim për këtë ditë nuk mungoi as nga ish presidenti amerikan Bill Clinton.
 
Në një videokonference, duke shprehur urimet e tij më të sinqerta, tha se shpreson që ditët e përvuajtshme të Kosovës kanë marrë fund. Ndërsa shprehu keqardhjen që nuk ka mundur të vijë në Kosovë këto ditë.
 
“Unë jam shumë i lumtur që pata mundësinë si president që të luaja një rol të vogël në përfundimin e konfliktit dhe t’ju ndihmoja ju që të bëheni ajo që jeni tani. Dhe unë gjithmonë do të jem në anën tuaj. Faleminderit!”, deklaroi Bill Clinton, ish-president i SHBA.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA