Çeki, vodka vrasëse, 12 të vdekur

12/09/2012 16:35

Qarkullimi në treg i një vodka vdekjeprurëse ka shkaktuar të paktën 12 viktima dhe dhjetra të tjerë në gjendje të rëndë në Republikën Çeke.

Viktimat janë regjistruar në lokalitete të ndryshme të vendit brenda shtatë ditësh, ndërkohë që dhjetra persona të tjerë janë shtruar në spital për t’u intoksikuar. Autoritetet kanë identifikuar produktin e dëmshëm. Bëhet fjalë për një lloj vodka me metanol, tepër e rrezikshme për shëndetin dhe vdekjeprurëse nëse konsumohet në sasi të mëdha.

Menjëherë kanë nisur hetimet dhe verifikimet në tregje për të zhdukur produktin vrasës para se ai të mbërrijë në duart e klientëve. Ministri çek i Shëndetësisë tha se kanë nisur operacionit në të gjitha pikat e mëdha të furnizimit në vend dhe se do të vazhdohet me restorantet dhe lokalet e tjera ku konsumohet pija alkoolike, si dhe në pikat e vogla të shitjes.

Ai u bëri thirrje gjithë qytetarëve që të shmangin përdorimin e vodkës deri në një moment kur të sqarohet plotësisht kjo situatë.

Top Channel