Lëvizja Vetëvendosje dënoi “shpërbërjen” e shtetit të Kosovës nëpërmjet shpërndarjes së fletushkave të hedhura nga ajri në Prishtinë.

Aksioni u realizua të martën, gjatë zhvillimit të konferencës “Kapitulli i mbyllur në Ballkan”, në kuadër të festimeve për përfundimin e mbikqyrjes së pavarësisë.

Fletushkat, e quajtura “Libri i negociatave 1999-2012”, vendosnin në rend kronologjik takimet e rëndësishme ndërkombëtare për Kosovën, ku sipas Vetëvendosjes janë bërë konçensione të patolerueshme nga qeveritë e ndryshme kosovare.

Shpërndarja e fletushkave, sipas pamjeve të publikuara nga lëvizja, ndodhi pranë mjediseve të hotelit ku po mbahej konferenca, pranë obeliskut të “Neë Born”, tek bulevardi Bill Clinton dhe te Korpusi Universitar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB