Turqia nuk do të dorëzojë al-Hashemin

11/09/2012 15:25

Turqia nuk do të dorëzojë në Irak ish-zëvendëspresidentin Tariq al-Hashemi, i cili u dënua më parë gjatë javës me vdekje në mungesë.

Lajmin e konfirmoi gjatë së martës vetë kryeministrit Recep Tayyip Erdogan. Ai shtoi se politikani mund të qëndrojë në vend sa kohë që të dëshirojë.

Hashemi, i cili ndodhet në Turqi që prej muajit prill, u gjet fajtor për porositjen e disa vrasjeve në nivele të larta qeveritare në vendin e tij.

Ai ishte politikani më i lartë sunit në një qeveri ku mbizotëronin shiitët, deri në momentin e shkarkimit në dhjetor 2011.

Hashemi dhe mbështetësit e tij argumentojnë se gjyqi ndaj tij ishte i motivuar politikisht.

Në një konferencë për shtyp gjatë së hënës, ish-zëvendëskryeministri dënoi qeverinë e kryeministrit Nouri al-Maliki si të korruptuar, diskriminuese dhe mbështetëse të sektarizmit fetar.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po “bëjnë një sy qorr”, për shkak të zgjedhjeve që po afrohen dhe mungesës së dëshirës për të pranuar dështimet e administratës aktuale amerikane në Irak.

Bagdati zyrtar lëshoi një urdhër arresti për al-Hashemin në datën 19 dhjetor, në ditën pasi trupat amerikane u larguan nga vendi.

Top Channel