“Kroi i Madh” i Labovës së Zhapës një monument natyror i ndërtuar rreth 200 vjet më parë është restauruar nga pasardhësit e labovitëve autoktonë.

Ky krua, thonë banorët, u ndërtua në vitin 1840 nga bamirësi i njohur labovit Vangjel Zhapa. Burimi, pjesë e vlerave kulturore dhe historike të krahinës, ka marrë pamjen e dikurshme falë restaurimit të mbështetur prej njërit nga pasardhësit e Vangjel Zhapës dhe përfaqësues i njerës prej familjeve më të mëdha të Labovës.

Për vite me radhë “Kroi i Madh” ka qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve historike në këtë zonë, dëshmojnë banorët, por edhe vendtakim i kuvendeve popullore.

Gjatë përurimit të pranishmit, studiues dhe përfaqësues lokalë kanë kujtuar edhe një herë aktivitetin e Vangjel Zhapës, njërës prej figurave më interesante të rreth 200 viteve më parë dhe rilindasin e lojërave olimpike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB