Peshëngritje, IWF pezullon Shqipërinë

11/09/2012 00:00

Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IWF) ka pezulluar deri në një afat të pacaktuar nga çdo aktivitet Federatën Shqiptare të Peshëngritjes.

Shkak për këtë vendim të ndërkombëtarëve janë bërë 3 rastet me doping të peshëngritësve shqiptarë, Ilir Suli, i pezulluar 4 vjet, Erkand Qerimaj, 2 vjet dhe së fundmi Hysen Pulaku i cili rezultoi pozitiv në testin antidoping në Olimpiadën e Londrës.

Ndërkohë, gazetarët e Top News kanë zbuluar se vendimi për pezullimin e federatës tonë ka startuar që me datë 8 gusht, gjë e cila është fshehur nga presidenti dhe sekretari i pergjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, në adresë të të cilëve ka ardhur ky njoftim.

Në dokumentin e IWF-së, të firmosur nga vetë presidenti i kësaj federate Dr.Tamas Ajan, thuhet: “Në bazë të nenit 12.3 të rregullores për antidoping, Federata Shqiptare e Peshëngritjes pezullohet duke filluar nga data 8 gusht e këtij viti deri në një vendim të bordit ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes.

Më poshtë thuhet se mbledhja e ardhshme e bordit drejtues të kësaj federate do të mbahet në muajin shtator në Sllovaki, aty ku do të zhvillohet botërori i peshëngritjes për të rinj.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta