Protesta e demokratëve të dielën, Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët e saj: Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit Tërmet apo lëvizje të tokës pas shpërthimeve në puset e naftës në
komunën Zharrës në Fier? Këtij shqetësimi të 500 familjeve, që jetojnë
në këtë zonë prej vitesh, ekspertët i janë përgjigjur në forma të
ndryshme.
Ish-Presidenti i ‘Albpetrolit’ Maksim Shuli, në një interviste per Top Channel, saktëson se lëvizjet e tokës në këtë zonë shkaktohen nga kompania kanadeze ‘Bankers Petrolium’,e cila vepron prej shumë vitesh. Sipas Zotit Shuli, në ujin që injektohet në puse hidhet glicerinë, e cila sjell edhe shpërthimin.
“Në kontratën e marrëveshjes mes ‘Bankers Petrolium’ dhe ‘Alpetrolit’, uji që del nga puset duhet të rifutet sërish në shtresë. Ndaj kjo sasi uji meqë do të rifutet në shtresë në puset e tjerë, që janë puse të posaçëm për këtë problem, nuk arrin dot te futet lehtësisht. Uji me perziejre glicerine futet me forcë, ndaj ndodhin edhe këto mikrotërmetet”, thotë Shuli.
Protestat e banoreve, te cilat vijojne prej disa vitesh, jane intensifikuar, nderkohe qe muaj me pare, drejtori i AKPU-së tha se do te ngrinte nje grup pune per te verifikuar pretendimet e banoreve.
Ndërkohë Shuli sqaron se një grup monitorimi që duhet të varet nga Ministria e Energjetikës, duhet të shohë këtë proces dhe duhet të dalë më deklaratë, nëse ‘Bankers Petrolium’ nuk zbaton kushtet e kontratës, atëherë duhet të penalizohet.
“Si ekspert e them me bindje, se ky është një veprim totalisht i gabuar nga kompania ‘Bankers Petrolium’. Banorët duhet të dëmshpërblehen dhe kompania duhet të gjejë rrugët e saj për të rifutur këtë sasi uji në shtresë”, tha Shuli.
Maksim Shuli mendon se kompania kanadeze eshte e detyruar te demshperbleje banoret, nje pjese e madhe e te cileve kane probleme shendetesore, si pasojë e lëndëve kancerogjene qe çlirohen ne ajer.
Reagon “Bankers Petroleum”
Përfaqësuesit e kompanisë ‘Bankers Petrolium’, të kontaktuar nga Top Channel, deklarojnë se ky pretendim është një absurditet i madh për të gjithë materialet që importohen për prodhimin e naftës dhe janë të njohura nga AKP.
Uji që injektohet në puse është uji që prodhohet me nxjerrjen e naftës dhe riinjektohet në shtresë përmes puseve për të mos ndotur ambientin. Për përfaqësuesit e kompanisë këto spekulime kanë nisur që nga viti 2009, ndërkohë që instituti i Gjeo-Shkencës në faqen e vet zyrtare konfirmon që janë tërmete natyrale.
PS: Qeveria hesht për Patos Marinzën
Deputeti i Partisë Socialiste, Armando Subashi në një deklaratë për
mediat nga selia rozë, ka akuzuar qeverinë se po tregohet indiferente
dhe po hesht përpara rrezikut që po u kanoset banorëve që jetojnë pranë
zonës naftëmbajtëse Patos-Marinëz.
Sipas Subashit, qeveria e institucionet përkatëse duhet të merrnin masa e të dënonin shpërthimet, por askush nuk reagoi.
“Në zonën naftë mbajtëse Patos- Marinzë ka ndodhur një tjetër shpërthim i fuqishëm, i cili tmerroi banorët e zonës. Pritëm dje, të kishte një reagim nga institucionet përkatëse, nga Ministria e Ekonomisë, nga Ministria e Brendshme, nga deputetët e mazhorancës në qarkun e Fierit apo edhe nga kryeministri, por askush nuk u kujtua t’u jepte një përgjigje shqetësimeve të banorëve kësaj zone.
Top Channel