Kasat fiskale, ulet taksa e mirëmbajtjes

11/09/2012 00:00

Zëdhënësja e kryeministrit, Erla Mëhilli tha se shefi i qeverisë ka firmosur një vendim për kasat fiskale, sipas të cilit do të ulen me 60 % pagesat vjetore për cdo biznes në Shqipëri.

Po ashtu Berisha ka firmosur edhe një vendim për krijimin e një fondi në ndihmë të prodhimeve artizanale në vend.

“Sot kryeministri Berisha në kuadër të krijimit të vendeve të reja të punës nëpërmjet nxitjes së biznesit dhe lehtësimit të klimës për të, firmosi dy vendime të rëndësishme; së pari kryeministri firmosi vendimin për krijimin e fondit grant të qeverisë për financimin e bizneseve artizanale në Shqipëri. Prodhimet artizanale shqiptare po bëhen gjithnjë e më të preferuara nga shqiptarët, por edhe nga të huajt, ndaj me këtë fond fillestar prej rreth 50 milion lekësh, qeveria synon të krijojë një burim të ri financimi direkt të bizneseve artizanale në të katër anët e vendit, por edhe zbutjen e interesave të kredive. Po sot, me një vendim kryeministri firmosi disa ndryshime për kasat fiskale. Ky vendim parashikon uljen me 60 përqind të pagesës vjetore për mirëmbajtjen e pajisjes fiskale. Pra nga 9400 lekë që është paguar deri më tani, pagesa vjetore e mirëmbajtjes bëhet vetëm 4 mijë lekë”, tha zëdhënësja Erlja Mëhilli.

Top Channel