Marti Ahtisaari, njeriu që hartoi dokumentin e që pastaj mori emrin e tij si “Plani i Ahtisaarit”, mbi bazën e së cilit Kosova shpallin pavarësinë në shkurtin e 2008-s, është përkujdesur të martën në Prishtinë, për të sjellë humor të mire.
Ai tregoj para të pranishmëve se kur i ka rastisur të marrë ndonjë çmim Doktor Honoris Causa, duke mos ditur se si ta prezantojnë ndryshe e kanë quajtur “Dejvid Bekam i diplomacisë”.
Ish-presidenti finlandez, tashmë 75-vjeçar foli para delegacioneve nga vende të ndryshme të botës, të përbashkën e tij me atë të futbollistit anglez.
“Nuk e dini që është edhe një element lidhur me këtë sepse unë dhe David Bekam kemi një problem të njëjtë se si të pensionohemi me lavdi”, tha Ahtisari.
Fituesi i çmimit Nobel për Paqe, në pjesën e dytë të fjalimit, të cilën e quajti serioze, tha se “Bashkimi Europian duhet të gjejë një mënyrë për të pranuar këta dy milionë njerëz, të cilët banojnë shumë afër”.
Ahtisaari i bëri këto komente në konferencën “Kapitulli i mbyllur në Ballkan” organizuar me rastin e përmbylljes së mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ku drejtues të shtetit folën për të ardhmen europiane.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga: BE-ja duhet të flasë me një zë për rajonin dhe në veçanti për Kosovën, sepse kjo do të ndihmonte në përafrimin e dallimeve mes vendeve.
Kryeministri Hashim Thaçi: S’do mend se një kapitull sapo u mbyll dje në Ballkan, ai i emergjencës i asistencës dhe i mbikëqyrjes, mirëpo po ashtu u hap një kapitull i ri, ai i zhvillimit i pajtimit dhe bashkëpunimit të popujve mes shteteve.
Shefi i diplomacisë shqiptare Edmond Panariti, i cili erdhi për të uruar Kosovën në emër të Shqipërisë dhe tha se Serbia duhet të largojë strukturat e saj nga veriu i Kosovës.
“Ne dëshirojmë dhe urojmë që marrëveshjet e arritura në Bruksel deri më tani në 9 raunde bisedimesh teknike të zbatohen sa më shpejt pa ekuivok dhe me efikasitet. Përfshirë këtu edhe largimin një herë e përgjithmonë të strukturave paralele kriminale që pengojnë lirinë e lëvizjes në veri të Kosovës”, tha ministri Panariti.
Në mesin e qindra pjesëmarrësve nga shumë vende të botës, të pranishëm ishin edhe zyrtarë qeveritarë nga Japonia e largët dhe nga Gana, shtet ky afrikan që njohu Kosovën në janarin e këtij viti.
Top Channel