Fundi i dhjetëditëshit të parë të muajit gusht ka ndryshuar disi
situatën e motit, duke risjellë motin e freskët dhe reshjet e shiut të
cilat ditën e shtunë janë shtrirë në mbarë vendin.
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak Genta Stafa tha se si pasojë e masave ajrore të paqëndrueshme në fundjavë temperaturat kanë zbritur me 3-4 gradë celsius.
Reshjet e shiut dhe zbritja e temperaturave ka larguar disi të nxehtin e këtyre ditëve, por kjo s’do të zgjasë shumë.
Për të gjithë ata që nisin pushimet në pjesën e dytë të gushtit, sinoptikanët sjellin lajme të mira. Sipas parashikimit të Shërbimit Ushtarak, duke nisur nga e hëna, Shqipëria do të preket sërish nga masat e nxehta me origjinë afrikane.
Parashikimet më afatgjatë thonë se gjatë muajit gusht, moti do të jetë i qëndrueshëm, por me temperatura që s’do t’i kalojnë 33 gradë celsius.
Top Channel