Argjentina, ndeshje të vështirë në Peru

11/09/2012 00:00

Argjentina do të luajë ndeshjen e radhës së eliminatoreve të Botërorit
2014 me Perunë në Lima. E gjithë vemendja e skuadrës së Serxho Markarian
do të jetë mbyllja e Lionel Mesit, për të ndalur serinë e fitoreve
radhazi të Argjentinës.

Për trajnerin Alehandro Sabeja, sfida me Perunë nuk do te jete aspak e lehte edhe pse skuadra e tij shihet si favorite.

‘Do të kemi një ndeshje të vështirë-tha Sabeja-pasi do të përballemi me një skuadër që luan shumë mirë. Por ne duhet të ruajmë përqendrimin dhe ekuilibrin dhe t’i marrim gjërat shtruar”.

Sabeja foli edhe për strategjinë e Perusë për të ndalur Lionel Mesin i cili në 6 ndeshjet e fundit me përfaqësuesen e Argjentinës ka shënuar 10 gola. Trajneri argjentinas nuk e përjashtoi mundësinë që Markarian të vendosë dikë që a ndjekë hap pas hapi sulmuesin 25 vjecar. Megjithatë, Sabeja shtoi se skuadra është e përgatitur edhe për këtë taktikë dhe se ka në përbërje lojtarë që mund të plotësojnë hapësirat që mund të lërë Mesi.

Në ndeshjen me Perune, Alehandro Sabeja do të ketë sërish në dispozicion Havier Maskeranon që mungoi në ndeshjen me Paraguajin për shkak pezullimi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta