
Partia Socialiste ndoqi të njëjtën strategji, si me projektligjin
kushtetues për imunitetet, kur kërkoi që Komisioni i Ligjeve të shtyjë
diskutimin për projektligjin për Gjykatën e Lartë. Duke qenë se paketa
kushtetuese e Partisë Socialiste prek edhe këtë ligj, opozita e lidhi
shqyrtimin e tij me përfundimin e diskutimeve për nismën e saj për
ndryshimin e Kushtetutës.
“Nuk mund te pranojme ta bëjmë sot kete debat per projektligjin per Gjykaten e Larte pa perfunduar procesin që kemi nisur lidhur me reformen kushteuese”, tha deputeti socialist Fatmir Xhafaj.
Në Ligjin për Gjykatën e Lartë janë përfshirë edhe disa amendamente që lidhen me Gjykaten Administrative, pa miratimin e te cilave, kjo gjykate nuk mund te filloje punen. Per kete arsye, kryetari demokrat i Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali kerkoi nga socialistet nese Parlamenti mund te miratonte vetem keto amendamente. Dhe pergjigja e socialisteve ishte e qarte.
“E kemi apo nuk e kemi alternativen qe, nepermjet nje numri minimal amendamenetsh t’i hapim rruge zbatimit te ligjit për Gjykatën Administrative, te cilen ne e kemi miratuar sipas vizionit tuaj, siç e donit ju. Kostum pas trupit ua kemi prere, por prapë nuk doni ta vishni. E kemi kete alternative apo nuk e kemi? Apo duam me nje te rene te lapsit te bllokojme dhe Kushtetuten dhe imunitetet dhe Gjykatën Administrative dhe Gjykaten e Larte? Ky eshte qellimi qe keni?” tha Rusmali.
“Tani une po ju them, ne cilindo variant, ky projektligj do te duhet te shqyrtohet pas kohes qe i kemi dhene vetes per ndryshimet kushtetuese. Nese nuk ia dalim dot te bejme reformen, do te bejme amendamentet vetem per Gjykaten Administrative”, tha Xhafaj.
Në këto kushte, Ilir Rusmali tha se do te informoje Konferencen e Kryetareve per kete ngerç te qellimshem te krijuar prej opozites dhe do t’i kërkojë ta heqe nga kalendari ligjin per Gjykaten e Larte, duke lene keshtu te pambyllur nje nga 12 kushtet për marrjen e statusit te vendit kanddat.
Top Channel