
Përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur nga ndërkombëtarët mbushi rrugët e Prishtinës me pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Forcat e rendit ndodhen kudo, por ato janë të pernqendruar kryesisht pranë institucioneve qendore të Republikës së Kosovës.
Prezencë policore shihej edhe nëpër rrugët dytësore si për shembull në rrugën “Fazli Grejqevci” në kryeqytet, apo nën hijen e objektit të trustit pensional të Kosovës.
Në një vëzhgim që Top Channel i bëri situatës dukej se nga dy apo tre pjesëtarë policie kishin gjetur vend nëpër të gjitha rrugët që të çojnë në drejtim të institucioneve qendrore.
Një numër i konsiderueshëm i policëve vëzhgonin situatën edhe në rrugën “Bajram Kelmendi”, një rrugë kjo e cila të çon në ambientet e lëvizjes Vetëvendosje.
Zyrtarët për informim të Policisë së Kosovës nuk bëjnë të ditur numrin e pjesëtarëve të saj të angazhuar për të mbajtur rendin dhe qetësinë në këtë ditë, por zyrtarisht konfirmohet hartimi i planit operativ policor.
Qëllimi i këtij urdhëri operativ është marrja e masave të duhura policore për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe përcjelljes së deleagacioneve e personaliteteve të ndryshme që vijnë në Kosovë.
Top Channel