Flamurtari mundet nga Sevilla 1-2
10/09/2012 00:00
Flamurtari është mundur me rezultatin e ngushtë 1-2 nga skuadra spanjolle Sevilla në një ndeshje miqësore të zhvilluar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, në Tiranë.
Goli i parë i takimit u shënua nga ekipi vlonjat me anë të Petar Vukcevic. Në minutën e nëntë të ndeshjes, një gabim foshnjarak i mesfushorit francez Geoffrey Kondogbia, i cili humbi topin në mesfushë, bëri që malazezi të mundte portierin Andres Palop.
Sevilla barazoi pas dhjetë minutash lojë me anë të një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Alvaro Negredo.
Me fillimin e pjesës së dytë, Manu del Moral shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes miqësore që u zhvillua në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së vendit.
Top Channel