Dyert e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme janë hapur për këtë vit të ri
shkollor për qindra mijëra nxënës.Por emocionet më të mëdha kanë qenë
për nxënësit e klasave të para,të cilët sot janë ulur për herë të parë
në bankat e shkollave.

Në disa gjimnaze të Tiranës, fillimi i vitit është nisur ndryshe.

Nxenesit e shkolles “Petro Nini Luarasi” tregojnë se një pjesë e teksteve mungojnë, edhe pse Ministria e Arsimit paralajmeroi se nese botuesit nuk i nxirrnin librat ne treg brenda afateve do te zevendesoheshin me alternativat e tjera.

Dita e pare e shkolles eshte shoqeruar edhe me nje trafik tejet te renduar, çka e bente te pamundur levizjen normale neper rruge.

Urim i Presidentit Nishani

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka uruar të gjithë nxënësit për
fillimin e vitit të ri shkollor me anë të një mesazhi në faqen zyrtare
në internet të Presidencës. 

“Kam kënaqësinë e veçantë si President i Republikës që me rastin e fillimit të vitit të ri arsimor 2012-2013 t’ju përshëndes e t’ju përcjell urimet më të përzemërta për këtë ditë, që shënon një fillim tjetër të ri në rrugëtimin e shoqërisë shqiptare drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur”, lexohet në mesazhin e Presidentit.

Një urim i veçantë për fëmijët që ulen për herë të parë në bangat e shkollës: “Urimi im i parë shkon për ju nxënës, që për herë të parë sot do të uleni në bangat e shkollës për t’u njohur me mësuesen e parë, me bashkëmoshatarët tuaj dhe shokët e klasës.”

Gjithashtu, presidenti Nishani u bëri thirrje të kthehen në shkollë të gjithë atyre që për arsye të ndryshme e kanë braktisur shkollën: “Sot është dita kur ju bëj thirrje të gjithë familjarëve dhe  fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën, t’i rikthehen sa më parë asaj.”

“Sot është edhe dita juaj, të dashur mësues. Kam kënaqësinë që me anë të këtij mesazhi të shpreh vlerësimin tim dhe mirënjohjen për të gjithë përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që ju dini të dëshmoni dhe transmetoni gjatë punës suaj në edukimin e brezave të ardhshëm. Këtu desha të përgëzoj Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, për nismën e saj në futjen e shërbimit psikologjik shkollor, që do të synojë në angazhimin e trajtimit të problemeve, që kanë të bëjnë me sigurimin e të drejtës për arsim, me fokus fëmijët me aftësi të kufizuar, fëmijët romë, egjiptianë dhe të gjithë fëmijët në nevojë”, lexohet në mesazhin e Presidentit të Republikës.

“Është detyra jonë e përbashkët zhvillimi progresiv i vendit, përmbushja dhe përballja me sukses e sfidave integruese në familjen e madhe evropiane, ku arsimimi është dhe mbetet një ndër hallkat më të rëndësishme të këtij procesi”, përfundon mesazhi i presidentit Bujar Nishani.

Lezhë, Berisha viziton shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja”

Kryeministri Sali Berisha vizitoi shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja”, në Lezhë, për të uruar nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Kryeministri i vendit shoqërohej nga ministri i Arsimit, Myqyrem Tafaj.

“Ju jetoni në kolektivitet dhe shkolla është vatra më e ngrohtë. Shkollimi është përkushtimi i qeverisë”, u shpreh Berisha në fjalën përshëndetëse.

“Që prej ardhjes tonë në pushtet, rrogat e mësuesve u rriten 100%, 90% e nxënësve që mbarojnë 9-vjecaren kalojnë në të mesmen, ndërsa 71% e atyre që mbarojnë shkollën e mesme shkojnë në shkollë të lartë”, shtoi kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA