Nikaragua, frikë nga vullkani San Cristobal
09/09/2012 08:30
Qeveria e Nikaraguas ka bërë të ditur se rreth 3 mijë persona janë evakuuar nga zonat pranë vullkanit San Cristobal që ka nisur të nxjerrë hi dhe tym.
Ushtarë të shumtë janë dërguar në veri-perëndim të kryeqytetit Managua për të dhënë ndihmë në largimin e banorëve nga zona e rrezikut.
Vullkani nisi aktivitetin të shtunën në mëngjes. Zëdhënësi i qeverisë, Rosario Murillo, theksoi se 20 mijë persona mund të preken nga pasojat e vullkanit.
San Cristobal është 1745 metra, mali më i lartë në Nikaragua. Reja e tymit ka arritur një lartësi prej 4 kilometrash në atmosferë.
Mbrojtja Civile gjendet aktualisht në Chinandenga dhe Leon për të ndihmuar në evakuim.
Top Channel