
Arsen Venger nuk e pëlqen shumë Italinë dhe nuk e humbet asnjëherë
rastin për ta treguar atë. Sipas trajnerit të Arsenalit, kampionati
italian nuk është ai që ka qenë dikur, ku edhe skuadra më e vogël kishte
një kampion të vërtetë në përbërje.
Por francezi nuk i la me kaq sulmet e tij duke vënë më pas në qendër të tyre skuadrën e Juventusit dhe shkak për këtë u bë cështja Van Persi i transferuar te Manchester United.
‘Juventusi nuk mund të mendojë të shesë futbollistët e tij për shifra marramendëse dhe të blejë të tjerë për vlera shumë herë më të ulëta-tha Venger-kështu do të ishte më e lehtë, por në futbollin e sotëm kjo është e pamundur. Van Persi do të largohej me parametra zero në 2013, por Manchester United bëri një ofertë për të dhe duke menduar rregullin e Fair Play financiar vendosëm ta pranonim atë”.
Më pas Venger foli për Niklas Bendtner i cili është dhënë te bardhezinjtë në formë huazimi.
‘Bendtner mund ta ndihmojë Juventusin në këtë sezon-vijoi Venger-Për mua është një futbollist i nivelit të lartë, pavarësisht se me ne hasi në shumë vështirësi dhe vlerat e vërteta të tij nuk duhet të vihen në dyshim’
Top Channel