Tre në pranga, vodhën kasafortën e një magazine

08/09/2012 00:00

Tre persona janë vënë në pranga ditën e sotme nga ana e policisë së Tiranës me akuzën e vjedhjes.
Sipas të dhënave të policisë së kryeqytetit, Miklain Metalia, Dritan
Rexhaj dhe Ali Kastrati kanë grabitur një kasafortë në një magazinë me
materiale ndërtimi në rrugën ‘Siri Kodra’, brenda të cilës ndodheshin 11
mijë euro.

3 të arrestuarit, pasi e kanë grabitur, e kanë shkatërruar kasafortën dhe kanë mundur të marrin paratë që ndodheshin brenda saj.

Përmes hetimeve intensive policia arriti të siguronte prova se tre shtetasit tashmë të arrestuar ishin autorët e grabitjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB