Serbia, interes për rindërtimin e Irakut
08/09/2012 21:35
Serbia ka ndërmend të marrë pjesë në rindërtimin e Irakut, duke ndërtuar infrastrukturën, spitalet dhe vepra të tjera.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiç, i cili ka shprehur interesin e Beogradit për të bashkëpunuar me Bagdadin në fushën e mbrojtjes.
Këtu bëhet fjalë si në eksportimin e armatimeve dhe produkteve të tjera të industrisë ushtarake, ashtu dhe në stërvitjen e oficerëve dhe specialistëve irakenë në Serbi.
Top Channel