
Wayne Rooney pranon gabimin e tij kur kërkoi largimin nga Manchester
United. Sulmuesi i përfaqësueses angleze e ka rrëfyer këtë në librin e
tij që ka dalë në shitje prej pak ditësh ne Britanine e Madhe.
‘Në shtator të vitit 2010 pata probleme të mëdha më kaviljen, -tregon ndër të tjerat Runi – isha shumë i mërzitur dhe kështu bëra gabimin më të madh të jetës sime. Në tetor të atij viti lëshova një deklaratë ku vija në diskutim qëndrimin tim në Old Traford. Njerëzit filluan të flisnin shumë për këtë, por askush nuk arrinte ta kuptonte si ndihesha. Më pas trajneri foli me mua duke më bërë të qartë se u gabova”.
Aktualisht Wayne Rooney po vuan një dëmtim të pësuar në ndeshjen me Fulhemin dhe pritet që ai të kthehet në fushat e lojës pas 2 muajsh. Megjithatë, sulmuesi anglez është shprehur optimist për gjendjen e tij fizike, duke deklaruar se në fundin e muajit shtator do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Manchester United.
Top Channel